Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Konflikti me armë në Elbasan, gjykata lë burg Elvis Çaushllarin e dy të arrestuarit e tjerë

schedule12:26 - 29 Nëntor, 2020

schedule 12:26 - 29 Nëntor, 2020

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi Çaushllari,Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.

Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria e Elbasanit gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.

Ata janë arrestuar pas një konflikti që ndodhi në qytetin e Elbasanit ku i plagosur mbeti Çaushllari. Konflikti ndodhi gjatë momentit që “Vis korçari” po provonte një makinë për ta blerë.



Lexo edhe: Plumba ndaj ” Vis korçarit”, arrestohen dy të tjerë në Elbasan

Policia njoftoi se pas të shtënave, ku ai mori një plumb në shpatull, Çaushllari braktisi mjetin duke shkuar për t’u kuruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kurse Feliks Filja dhe Ersi Cekani dyshohet se ishin pjesë e grupit që shkëmbeu zjarr në mes të qyetit. Cekani u arrestua nga policia për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!