Plumba ndaj ” Vis korçarit”, arrestohen dy të tjerë në Elbasan

schedule10:24 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:24 - 26 Nëntor, 2020

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për përplasjen me armë gjatë ditës së djeshme në qytet.

Bëhet fjalë për Feliks Filjen dhe Ersi Cekanin, të dy nga 21 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që shkëmbeu zjarr në mes të qyetit.

Cekani u arrestua nga policia për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Fillimisht, policia shpalli në kërkim 25-vjeçarin Migert Qosja, por pas hetimeve u dol në përfundimin se në ngjarje ishin përfshirë edhe dy të rinjtë e arrestuar sot.

Ndërkohë, mbeten ende në kërkim, Armand Ceveli edhe Migert Qosja, të dy të akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Mesditën e djeshme, në rrugën “Emin Matraxhiu” pati një përplasje me armë, gjatë të cilës mbeti i plagosur Ervis Çaushllari, i njohur ndryshe dhe si “Vic Korçari”.

Konflikti ndodhi gjatë momentit që Çaushllari po provonte një makinë për ta blerë.

Policia njoftoi se pas të shtënave, ku edhe mori një plumb në shpatull, Çaushllari braktisi mjetin duke shkuar për t’u kuruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al