Atalanta arriti një fitore fantastike 0-2 në fushën e Liverpool në duelin e mesjavës në Champions League, por në Serie A po has probleme.
Ekipi bergamask u mposht 0-2 në shtëpi përballë Hellas Verona, një kundërshtar shumë i fortë. Berat Gjimshiti titullar si gjithmonë, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola.
Miqtë u paraqitën më mirë në fraksionin e dytë dhe gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Miguel Veloso dhe Mattia Zaccagni.
Fitorja e sotme e ka ngjitur Hellas Verona në vend të gjashtë me 15 pikë. Ekipi i Ivan Juric vazhdon të jetë mbrojtja më e fortë e Serie A.
Vetëm 7 gola të pësuar në nëntë ndeshje të luajtura për skuadrën nga Verona, ndërsa Atalanta pozicionet ne nënta në kampionat me 14 pikë. /abcnews.al
Serie A, java e nëntë
Atalanta-Hellas Verona 0-2
(Veloso (pen) 62′, Zaccagni 83′)