E përjavshmja austriake “Profil” ka publikuar dosjen sekrete të qeverisë së Vjenës, e cila synon të çojë në zero kërkesat për azil në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.
Propozimi kryesor i Austrisë pas marrjes së presidencës së radhës të Bashkimit europian, ka të bëjë me zerimin e kërkesave për azil në të Gjithë Bashkimin Europian. Mediat italiane shkruajnë se plani i Vjenës parashikon se mund të ketë një seleksionim të emigrantëve që duhen pritur në territorin e Bashkimit europian jashtë kufijve të Europës. Duke u dhënë azil vetëm atyre që pranojnë vlerat perëndimore.
Kjo e Vjenës është nëj dosje me vetëm nëntë faqe, por me synimin për t’i dhënë një kthesë të qartë kërkesave për azil. Zsipas këtij plani procedurat për azil duhet të nisin nga vendet e origjinës dhe ky sistem mund të ndryshojë në mënyrë shumë radikale procedurat për azilin. Zëdhënësi I qeverisë austrikake u shpreh për mediat se propozimi në fjalë ka ende vend për diskutim.
Dosja e cila deri tani është mbajtur secret është publikuar nag e përjavshmja austriake “Profil” duke shkaktuar reagime dhe debate të ashpra me opozitën e cila pretendon se është një shkelje e kovventës së Gjenevës. Raporti I përgatitur nga Vjena ka të bëjë me flukset e reja të emigrantëve, ose me emifrantëtë ekonomikë që shpesh nuk kanë të bëjnë fare me dinamika konfliktesh apo persekutimesh në vendet e tyre të origjinës. /abcnews.al