ABC siguron foton e 46-vjeçarit, Ridvan Hyseni i cili u vra paraditen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak se autorët ishin konfliktuar me djalin e Hysenit i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin por kjo ka rezultuar tragjike pasi është qëlluar për vdekje.
46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar Hysenin janë larguar me motoçikletë.
Karburanti pranë të cilit u ekzekutua viktima nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të mësuar drejtimin e autorëve./mv.abcnews.al