I sekuestrohen dy milionë euro partisë së Marin Lë Pen në Francë, Bashkimi Kombëtar. Liderja e partisë akuzon gjykatën se ka marrë një vendim politik për të zhdukur partinë kryesore të opozitës në vend.
Partisë së Marin Lë Pen, Bashkimi kombëtar në Francë, i janë sekuestruar 2 milionë euro. Masa është marrë në kuadër të hetimeve për abuzime me punësimet në parlamentin europian. Lajmi është konfirmuar nga televizioni francez BFMTV, duke saktësuar se financimi duhej të ishte hedhur në arkën e partisë të hënën. Sipas gjykatësit, ish-Fronti Kombëtar ka organizuar një skemë mashtrimi për të përfituar nga fondet europiane që janë për asistentët parlamentarë. Dëmi i shkaktuar llogaritet deri në 7 milionë euro. Por Marin Lë Pen deklaroi duke thënë se do të apelonte vendimin.
Parlamenti europian i ka kërkuar disa parlamentarëve të zgjedhri në bashkimin kombëtar që të kthejnë shumat e marar në mënyrë të padrejtë për të paguar asistentët e tyre. Rreth 320 mijë euro I janë kërkuar Zhan Mari Lë Pen; 275 mijë euro Bruno Golnish dhe rreth 300 mijë euro Marin Lë Pen
Ndërkohë nga partia u është kërkuar mbështetësve dhe simpatizantëve që të bëjnë donacione. Liderja e kësaj Partie dekalroi se është pushteti ai që ka privuar partinë e saj nga fondet, duke u bërë apel mbështetësve që të rebelohen përballë një diktature që do të vrasë partinë kryesore të opozitës. /abcnews.al