40 të konfirmuar pozitivë, ku janë rastet e reja në Vlorë

schedule17:34 - 28 Nëntor, 2020

schedule 17:34 - 28 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 545 raste të reja, prej të cilave 40 në Vlorë. Gazetari Elton Nika bën të ditur për abcnews.al se nga rastet e Vlorës janë të konfirmuar pozitivë një jurist përmbarimi publik dhe një sekretar pranë gjykatës së Apelit Vlorë.

Ndërkaq, dy të prekur janë kujdestarë pranë shtëpisë së Fëmijës në Vlorë. Të infektuar janë edhe 6 mësues, mes të cilëve në dy shkolla fshati.

Pozitive ka rezultuar edhe një edukatore në kopësht. Në sektorin privat janë të prekur dy ekonomistë dhe një në Call Center.

Te prekur ka edhe pranë qendrës së naftës në Gorisht dhe një nxënës në shkollë jo publike. Mësohet se të tjerët janë kryesisht raste kontakti dhe pensionistë. /abcnews.al