Bayern Munchen e nisi keq ndeshjen jashtë fushë me Stuttgart, por në fund fitoi 1-3 dhe vazhdon të kryesojë i vetëm Bundesligën. Tanguy Coulibaly kaloi vendasit në avantazh në minutën e 20-të, gol që acaroi kampionët në fuqi.
An upset, plenty of drama and goals galore ?
What an afternoon ?#BLMatchday pic.twitter.com/RFjDNeA3YP
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 28, 2020
Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski (goli nr 12 në kampionat) përmbysën gjithçka në pjesën e parë, ndërsa tre minuta përpara fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i Douglas Costa, i pari në këtë sezon. 22 pikë numëron ekipi i Flick, duke vijuar të jetë dy pikë sipër Leipzig dhe duke e çuar në katër diferencën me Dortmund.
Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët dhe u mposhtën 1-2 në “Signal Iduna Park” nga Koln. Tuniziani Skhiri realizoi dy herë për miqtë, ndërsa Thorgan Hazard shkurtoi rezultatin për Dortmund çerek ore para fundit.
Leipzig reagoi pas humbjes me PSG në Champions League. Djemtë e Julian Nagelsmann fituan 2-1 në shtëpi kundër Arminia Bielefeld, falë realizimeve të Angelino dhe Nkunku. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën pa fitues: Augsburg-Freiburg 1-1 dhe Union Berlin-Eintracht Frankfurt 3-3. /abcnews.al