Sulmuesi i Everton, Dominic Calvert-Lewin, po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon. Me 15 gola në 16 ndeshje, anglezi ka mahnitur Premier League dhe jo vetëm. Mesa duket sekreti i tij qëndron tek stili i veshjes, pasi e ka pranuar vetë se moda dhe veshjet i kanë rritur besimin në fushë.
“Si futbollist që jam bëj po të njëjtat gjëra çdo ditë, pra pak a shumë kam të njëjtën rutinë. Prandaj moda më duket si një liri për mua. Përse të mos ta vesh një kostum pa ndonjë arsye?,” deklaron 23-vjeçari për “The Face”.
“Kur isha 16 vjeç mora pagën time të parë kur luaja për Sheffield United. I dhashë mamasë time një pjesë të parave ndërsa pjesën e tjetër e shpenzova për një xhaketë Ralph Lauren.
E lashë veten time me ndoshta 20 sterlina për pjesën tjetër të muajit për ta blerë atë xhaketë”, përfundon Lewin, i cili së fundmi ka qenë së bashku me Tom Davies në javën e modës në New York. /abcnews.al