Mbrëmjen e sotme një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët.
Gazetari i ABC Elton Nika bën me dije se zjarri ka shkaktuar dëme materiale. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije nga oxhaku, ndërsa banorët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq bëhet me dije se pronari i banesës së djegur mbrëmjen e sotme si pasojë e një shkëndije nga oxhaku, është i afërmi i shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, për të cilin u raportua mbrëmjen e djeshme se i kanë djegur makinën.
/abcnews.al/