Florian Thauvin është një nga objektivat e Milanit në merkaton e janarit. 27-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Marseille.
Media të ndryshme flasin për arritjen e një akordi mes agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit që kryeson Serie A.
Todofichajes raportoi ditën e sotme se Thauvin do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me kuqezinjtë, nga e cila do të përfitojë 3 milion euro në sezon.
Drejtori teknik i klubit italian, Paolo Maldini ka folur për Telefoot rreth lojtarit francez (ka realizuar 3 gola këtë sezon), duke pranuar interesimin për të.
“Thauvin ndodhet në vitin e fundit të kontratës, kështu që është një element interesant në aspektin ekonomik. Po flasim për një futbollist të nivelit të lartë“, deklaron legjenda italiane. /abcnews.al


