Ditën e sotme Dua Lipa do të mbajë një koncert virtual. Dy ditë më parë, Dua njoftoi se pjesë e “STUDIO 2045” do të bëhej edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.
Së fundmi është mësuar se në skenë do të jetë gjithashtu dhe këngëtarja e famshme Kylie Minogue. Kylie bashkohet me të ftuarit e tjerë specialë të paralajmëruar më parë, përfshirë FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.
“Jam shumë e ngazëllyer që legjendarja Kylie do të interpretojë me mua. Ajo është një nga artistet e mia të preferuara të të gjitha kohërave dhe ideja e bashkëpunimit është definicioni i një ëndrre”, tha Dua për gazetën britanike “The Sun”.
Ndërkohë, mbretëresha e muzikës pop, Minogue tha: “Dua është si një dritë e ndritshme dhe një forcë natyrore në pop. Unë jam absolutisht e entuziazmuar që të interpretoj me të në transmetimin e saj live.”, u shpreh këngëtarja australiane. /abcnews.al