Anija “Butrinti” shpëton 41 sirianë në detin Egje, mes tyre gra shtatzëna e fëmijë

schedule09:31 - 8 Korrik, 2018

schedule 09:31 - 8 Korrik, 2018

Anija shqiptare “Butrinti”, që patrullon në në detin Egje, ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë sirianë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gomone ndodheshin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë. Ata ishin nisur nga brigjet e Çeshmes, në Turqi, për në ishullin Kios në Greqi.

41 emigrantët sirianë iu dorëzuan rojes bregdetare e kufitare Frontex.

Anija Butrinti patrullon në Egje si pjesë e operacionit të NATO-s. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!