U zunë nën rrënojat e uzinës, humb jetën edhe i plagosuri i dytë i Laçit

schedule09:09 - 8 Korrik, 2018

schedule 09:09 - 8 Korrik, 2018

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Dashamir Hajha, 22 vjeç, i dyti i plagosur rëndë nga shembja e një pjese të ndërtesës së Uzinës së Superfosfatit në Laçit. Dje një orë pasi shkoi në spital ndërroi jetë shoku i tij, Dritan Lamaj, 27 vjeç. Të rinjtë u vranë kur  po tentonin të nxirrnin skrap nga godinat e shkatërruara  të uzinës në Laç. Sipas versionit zyrtar, blloqe betoni ranë sipër trupave të të rinjve. /abcnews.al