Ministri për Rindërtimin kryeministri Rama dhe ministri Arben Ahmetaj ishin sot në një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, ku ka firmosur dhe marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.
Ahmetaj postoi në Facebook momentin e nënshkrimit të kësaj marreveshje dhe shkruan se 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm RINDËRTOJMË BASHKË Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin!
Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin,” shkruan Ahmetaj./abcnews.al