Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, këtë të enjte është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin.
Kim përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë takim kanë diskutuar me Gazhelin mbi lehtësimin e biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe për luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja amerikane.e.su./abcnews.al
I met with the new Director General of Customs, Gent Gazheli, to discuss the importance of facilitating legitimate business, ensuring security & control in the movement of goods, and ensuring accountability. We agreed to enhance cooperation to stop organized crime & corruption. pic.twitter.com/7gxpWC8M9u
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 26, 2020