Nuk u nominua në asnjë kategori, The Weeknd nuk i del inati, sulmon sërish “Grammy-t”

schedule07:47 - 26 Nëntor, 2020

schedule 07:47 - 26 Nëntor, 2020

The Weeknd ka reaguar sërish në lidhje me nominimet, pas një postimi që bëri një ditë më parë duke i cilësuar “Grammy-t” si të korruptuar. Krijuesi i hitit “Blinding Lights” sulmoi Akademinë e Regjistrimit përmes një postimi në Instagram, pasi albumi i tij i fundit “After Hours” nuk u vlerësua dhe nuk mori asnjë nominim.

“Sipas mendimit tim zero nominime = nuk jeni të ftuar!” shkroi këngëtari. Disa orë më parë, drejtuesi i Grammy, Harvey Mason Jr përmes një deklarate tha se muzika e këngëtarit është “e shkëlqyer dhe kontributet e tij për komunitetin e muzikës dhe botën e gjerë janë të denja për admirimin e të gjithëve.”

The Weeknd calls the Grammys 'corrupt' after nominations snub | Ents & Arts  News | Sky News

“Ne ishim të ngazëllyer kur mësuam se do të performonte në Super Bowl e ardhshëm dhe do të kishim dashur që të interpretojë në skenën Grammy… për fat të keq, çdo vit, ka më pak nominime sesa numri i artistëve që e meritojnë. Por, si i vetmi çmim muzikor i votuar nga kolegët, ne do të vazhdojmë të njohim dhe festojmë ekselencën në muzikë ndërsa hedhim dritë mbi shumë artistë të mahnitshëm që përbëjnë komunitetin tonë global.

Për të qenë të qartë, votimi në të gjitha kategoritë përfundoi shumë përpara se të shpallej performanca e The ëeeknd në Super Boël, kështu që në asnjë mënyrë nuk mund të kishte ndikuar në procesin e nominimit. “, u shpreh ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!