Nuk u nominua në asnjë kategori, The Weeknd reagon i revoltuar: Grammy-t mbeten të korruptuar

schedule13:37 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:37 - 25 Nëntor, 2020

The Weeknd ka reaguar pas shpalljes së nominimeve të “Grammy Awards”. Këngëtari i “Blinding Lights” nuk mori asnjë nominim për albumin “After Hours”, pavarësisht suksesit dhe rekorderve që ka vendosur.

Përmes një postimi në twitter, artisti e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri. ”, shkruan ai.

Vendimi i akademisë për të mos nominuar albumin e këngëtarit 30-vjeçar apo këngën “Blinding Lights” në krye të listave shkaktoi reagime të shumta në rrjet, në një kohë kur artisti është mjaft i pëlqyer dhe nuk mund të injorohet në mënyrë të tillë.

Kujtojmë që artistja shqiptare Dua Lipa është nominuar për 6 kategori, tre nga të cilat për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. Dy nominime mori për këngën “Don’t Start Now”. /abcnews.al