Interi u mposht me rezultatin 0-2 nga Real Madrid në Champions League dhe pas ndeshjes, në analizën e tij në Sky Sport, Alex Del Piero theksoi se ka parë që te zikaltrit ka gjëra që nuk shkojnë.
“Mendoj se Interi është në një pikë kthese. Kemi përmendur ndeshje të tjera ku Interi, në sajë të cilësive dhe forcës së lojtarëve, ka marrë rezultate të caktuara. Sot ka përfunduar në një fazë ku vë re se diçka nuk shkon.
Ekipi u duk i hutuar dhe i përçarë, me ide të paqarta. Vetëm në dy ndeshje ata nuk kanë pësuar, ndërkohë që vetëm Interi nuk ka shënuar në portën e Shakhtar. Ka diçka me tepër se aspekti teknik”.
“Taktika ndryshe? Pa asnjë dyshim. Këtë mbrëmje mesfusha e Interit ishte bosh dhe kjo e lejoi realin të sulmonte si dëshironte. Diçka duhet të ndryshohet në këtë drejtim”, tha Del Piero mes të tjerash. /abcnews.al