Skënderbeu nuk ia doli të fitojë në shtëpi ndaj Kastriotit, sot me krutanët, që fituan me shifrat 1-2. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj.
“Ndeshja nuk pati një ritëm. U luajt shumë pak lojë efektive. Morëm një gol aksidental që ndikoi keq psikologjikisht. U rikthyem me entuziazëm dhe ritëm.
U munduam të futeshim prapë në lojë. Bëmë ritëm të mirë, konkluduam edhe me gol, por nuk kishte kohë. Djemtë kanë bërë lojë shumë të mirë, u ndëshkuam nga gabimet, nuk është për t’u bërë dramë.
Po ta shikosh ndeshjen, kemi dominuar komplet pjesën e parë. U ndëshkuam në rastin e vetëm të Kastriotit. Rezultati nuk iu përgjigjet asaj çfarë kanë dhënë lojtarët.
Para ndeshjes humbëm Rrapajn dhe Meksin. Kishim 6 mungesa. Lojtarët e rinj dhanë maksimumin dhe u shprehën e mirë. Ka presion brenda për të fituar. Por presioni duhet të na bëjë mirë, nuk duhet të ndikojë për të humbur ndeshjen”, u shpreh Ahmataj. /abcnews.al