FOTO/ Dha pasurinë për t’u bërë e bukur, ndryshimi drastik i modeles serbe

schedule15:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 25 Nëntor, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është plotësisht një ngjarje e vërtetë. Maja Marinković është modelja që dha tërë pasurinë e saj për t’u bërë e bukur.

Ajo shpenzoi deri në 23.200 euro për operacionet plastike në mënyrë që të shndërrohej në një tjetër njëri.

Në moshën vetëm 24 vjeç, starleta kishte tashmë një ‘duzinë’ korrigjimesh estetike, të cilat i kushtuan asaj një pasuri.

Ajo zvogëloi hundën me 3,200 euro dhe sapo u shërua,  shkoi për të ngritur dhe prerë cepat e syve dhe vetullave të saj, si dhe për të mbushur mollëzat. Ajo pagoi deri në 3,500 euro për këtë.

Më pas, Maja vendosi të ndryshojë formën dhe konturin e fytyrës së saj me një operacion mjekër prej 1,500 euro. Ajo injektoi Botox, bëri tatuazhe vetullat dhe korrigjoi buzët, për herë të tretë. Ajo dha 5,000 euro për rutinën dentare.

Babai i Majës, Radomir Marinković Taki konfirmon se ai investoi para në pamjen e vajzës së tij.

“Disa vite më parë, unë pagova për gjinjtë, buzët dhe tatuazhet e saj. Kjo më kushtoi 10,000 euro. Bukuria është e shtrenjtë! Tani ajo fiton para vetë, kështu që dha para për operacionin e hundës, dhëmbët prej porcelani që i kushtuan një pasuri, por edhe gjithçka tjetër që donte të ndryshonte në vetvete. Ajo gjithashtu rregulloi vijën, ajo u kujdes për atë që hëngri”, tha ai. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!