Real Sociedad është befasia e madhe e këtij sezoni në La Liga. Skuadra baske kryeson kampionatin spanjoll me 23 pikë të grumbulluara pas javës së dhjetë, tre më shumë se Atletico Madrid, që ka luajtur dy takime më pak.
Në fundjavë u arrit fitorja 0-1 në fushën e Cadiz, sfidë në të cilën u dëmtuar ylli i skuadrës, David Silva. Fantazisti i njohur i dha fund aventurës 10-vjeçare me Manchester City në gusht, duke zgjedhur të rikthehet në Spanjë.
34-vjeçari ka ndjerë shqetësime muskulore në kofshën e majtë në duelin ndaj Cadiz. David Silva pritet të qëndroj jashtë fushave për 10 ditë, duke humbur takimet ndaj AZ Alkamaar në Europa League dhe atë ndaj Villareal në kampionat. /abcnews.al