Një atmosferë ndryshe ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2. Asambli i Këngëve Popullore ka performuar para spitalit, për t’i dhënë pak momente të veçanta stafit të këtij spitali, por edhe pacientëve që po përballen me Covid-19.

Gazetari Maksi Rama raporton se mjekë dhe pacientë kanë dalë në ballkonet e spitali, ku po shijojnë pak momente qetësie. Koncerti i sotëm ishte surprizë, ndërkohë mësohet se do të jetë edhe ditën e nesërme.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Kujtojmë se një ditë më parë në vend u shënua dita më tragjike e koronavirusit, me 19 humbje jete dhe 744 raste të reja brenda 24 orëve. g.v/abcnews.al

