Shtatë të burgosur me Covid-19 transferohen nga burgu i Fushë-Krujës në Shënkoll

schedule10:14 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:14 - 25 Nëntor, 2020

Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar drejt burgut të Shënkollit në Lezhë.

Abcnews.al mëson se u është marrë tamponi edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Nga autoritetet burgu i Shënkollit është caktuar për izolimin e të dënuarve me koronavirus. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka një ambient të posaçëm për personat e prekur nga Covid.

Mirëpo, ambienti i posaçëm për raste të tilla nuk ofron as kushtet minimale për trajtimin e të sëmurëve. g.v/abcnews.al