Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Debati për mbylljen e shkollave, mësueset kundër: Të rriten testimet e të shtohet shërbimi psiko-social

schedule19:35 - 24 Nëntor, 2020

schedule 19:35 - 24 Nëntor, 2020

Mbrëmjen e sotme në “Radari Informativ në ABC” me Jonida Shehun, në fokus u vendos debati i fundit për mbylljen apo jo të shkollave.

Kjo situatë ka sjellë jo pa diksutim, pasi ka pasur mendime pro dhe kundër mbylljes së shkollave.

Për të folur për këtë situatë ishte e ftuar Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Arsimit, e cila theksoi se qëndrimi i saj është kundër mbylljes së shkollave.



Gjatë bisedës në studio, Lama tregoi se ajo, familjarë dhe miq të saj e kanë kaluar COVID-19, dhe se i është rikthyer mësimit si normalisht.

Po ashtu ajo u shpreh se jo të gjithë mësuesit mendojnë që shkollat duhet të mbyllen, një pjesë e madhe shtoi ajo janë shprehur për zhvillimin e mësimit.

“ Familja ime, unë miqtë e mi e kemi kaluar këtë virus, e kemi kaluar lehtë dhe tashmë jemi kthyer në ambientet e punës. Vazhdojmë jetën familjare. Unë personalisht mendoj se media po  e përcjell keq këtë situatë të virusit. Mësuesit e shëndetshëm që  e kanë kaluar dhe janë kthyer në institucione le të vazhdojnë mësimin. Mësuesit që ndihet të rriskuar mund ta zhvillojnë mësimin online. Ne respektojmë shumë mirë masat anticovid”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Bruna Çërraga mësuese në shkollën “Jorenim De Rada” në një lidhje me “Skype” u shpreh po ashtu se shkollat nuk duhen mbyllur.

“Mes mësuesve nuk ka asnjë debat. Shumica e kolegëve janë kundër mbylljes së shkollave. 99% e prindërve ishin kundër mësimit online, ndërsa vetëm një prind që i përket personelit shëndetësor ishte pro mbylljes. Ne jemi shumë të kujdesshëm”, tha Çërraga.

Ajo po ashtu tregoi se në shkollën “Jorenim De Rada”, nga 45 mësues 12 prej tyre e kanë kaluar COVID-19.

Ndërsa mësuesja Lama gjithashtu tha se duhet të investohet në teste për të gjithë mësuesit.

“Familjarët në rastet kur identifikojnë raste me koronavirus nuk duhet t’i sjellin fëmijët në shkolla”, tha Lama.

Ndërsa dha edhe një mesazh për qytetarët, ajo përsëriti që në shkolla të respektohen rregullat anticovid si edhe të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme me prindërit. “Në shkollë fëmijë u tregohen rregullat dhe se si të kujdesen për COVID-19”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës Çërraga shtroi një tjetër problem të evidentuar në shkolla, atë të mungesës së trajtimit psiko-social.

Ajo tha se duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, ndërsa shtoi se duhet të ketë një shërbim psiko-social. “Ne vazhdojmë që të kemi një psikolog në dy shkolla. Sot nuk është vetëm çështja e virusit, është çështja e mjedisit, ku njihet gjithë kohës me informacione negative”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!