Kuvendi nuk i jep SPAK-ut krimet zgjedhore

schedule15:47 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:47 - 24 Nëntor, 2020

Nga Esiona Konomi

Në marrëveshjen e 5 qershorit, Këshilli Politik ra dakord që prokuroria speciale SPAK të jetë ajo që do të hetojë krimet elektorale.

Por kanë kaluar 5 muaj nga kjo dakordësi, dhe SPAK ende nuk e ka marrë ligjërisht këtë të drejt.

5 muaj larg ditës së votimit palët kanë filluar fushatën dhe hetimi i abuzimeve me shitblerje vote nuk ka shkuar në prokurorinë speciale.

Adnor Shamti i PS e solli pr.ligjin zyrtarisht në Kuvend, por prej shtatorit ai nuk është miratuar ende.

Sot Komisioni i Ligjeve shtyu miratimin e një tjetër ligji pjesë e dakordësisë së 5 qershorit, i cili i detyron prokurorin e përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK të informojë KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore.

Adnor Shameti: Sipas pr.ligjit krimet elektorale i njihen si kompetencë…. Të miratohet.

Thirrja e relatorit nuk u mbështet nga ministria e drejtësisë.

Besmir Beja: I panevojshëm, cënon një sërë garanci të frymës së reformës në drejtësi. Zoti i çështjes është prokurori, jo drejtuesi i prokurorisë.

Kundër doli edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtim Luli, PP: Nuk janë të nevojshme, cënojnë pavarësinë e prokurorit

Në fund, Komisioni i shtyu miratimin e ligjit.

Ulsi Manja: Janë të tepërta, nuk merr parasysh ruajten e sekretit hetimor.

Vasilika Hysi: Këshilli Politik të na sqarojë, pse zhbëhet shtylla e reformës në drejtësi?

Këshili Politik ra dakord për ndryshimin e 7 ligjeve veç Kodit Zgjedhor, prej të cilave deri më tani është miratuar vetëm ligji për partitë politike që rregullonte cështjet e financimit. /abcnews.al