Takim me Bashën, specialistët e Shëndetësisë: Të futen në lojë spitalet rajonale, shtoni testimet

schedule15:44 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:44 - 24 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me specialistët e shëndetësisë. Në këtë takim, kryefjalë është menaxhimi i krizës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Gjatë fjalës së tij, kryedomokrati Basha tha se takimi i sotëm është në vazhdën e konsultimeve që ka pasur me një numër të madh mjekësh të tjerë.

“Takimi i sotëm është në vazhdën e konsultimeve që kam pasur me një numër të madh prej kolegëve tuaj. Është e domosdoshme për ne të dëgjojmë drejtpërdrejtë dhe zërin tuaj. Detyra jonë është që të japim mbështetje maksimale për ju, infermierët dhe gjithë stafin shëndetësor. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti,” tha kreu i opizitës.

Ndërsa, mjeku Lutfi Lisha uj shpreh se diagnostikimi i rasteve vijon të jetë akoma në vlera të ulëta.

“Tamponët janë e vetmja metodë diagnostifikimi. Si do të rimbursohen ilaçet kur nuk janë të diagnostikuar pacientët?…Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë në kushte ambulatore.”

Ndërsa, mjeku Lutfi Lisha u shpreh se diagnostikimi i rasteve vijon të jetë akoma në vlera të ulëta.

“Tamponët janë e vetmja metodë diagnostikimi. Si do të rimburësohen ilaçet kur nuk janë të diagnostikuar pacientët?…Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë në kushte ambulatore.”

Ajo që mjekët theksuan në tërësi është që të futen në lojë spitalet rajonale, si dhe të shtohen testet. Por, shqetësues sipas tyre, është edhe fakti që postimet e kolegëve të tyre, po “shfrytëzohen politikisht”.

Mjekja Edlira Beqiri shtoi po ashtu se nuk është zgjidhje të sjellësh gjithë të sëmurët e Shqipërisë  në Tiranë.

“Ky fluks nuk justifikohet për valën e dytë, nuk u nxorën mësime nga vala e parë. Me testim në shkallë republike edhe futjen në lojë e të gjithë spitaleve rajonale, fluksi do shmangej. Si pasojë e mostestimit, në Tiranë vijnë edhe raste që nuk janë me Covid,” tha mjeku Leon Shpataraku. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!