New Haven, Connecticut, 4 korrik 1798. Presidenti i Yale, Timothy Dwight, tregoi për një kërcënim apokaliptik dhe konspirativ me të cilin po përballej Amerika.
Duke iu referuar një libri, ai deklaroi se fundi ishte afër, Antikrishti ishte kudo dhe agjentët e një komploti po mbushnin kombin me njerëz të pabesë dhe profetë të rremë.
Komploti kishte shkatërruar tashmë Botën e Vjetër, duke përhapur forcat e ateizmit, iluminizmit dhe revolucionit dhe ishte në procesin e shtrirjes së ndikimit të tij përtej Atlantikut. Rendi shpirtëror dhe politik i kombit, i vetë civilizimit të krishterë, ishte në rrezik. Dhe kërcënimi më i madh për mbijetesën e tij, Dwight deklaroi me siguri, se ishte Iluminati.
Frika e Iluminatit në fundin e shekullit të 18-të është ndër shembujt më të hershëm, më paradigmatikë të demonologjive kulturore amerikane.
Dwight ishte i vetëm në rrugën e tij. Në fillim të atij viti, Reverend Jedidiah Morse bëri të njëjtën deklaratë nga foltorja e tij në Boston, duke i bërë thirrje nxitësve të revolucionit’, avokatëve të shthurjes seksuale dhe armiqve të patriotizmit dhe pronës private. Predikuesit dhe botimet e tjera federaliste ndoqën të njëjtin shembull. Rrëfimet e të infiltruarve të Iluminatit përkeqësuan atmosferën ekzistuese të krizës partizane të gjeneruar nga kërcënimi i luftës me Francën në 1797.
Thomas Jefferson dhe kundërshtarët e partisë federaliste të John Adams, ishin shënjestrat kryesore të akuzave për komplot, të cilësuar si agjentë të Iluminatit që kërkonin të shkaktonin kolaps moral dhe shpirtëror të kombit.
Revolucioni francez dhe pasojat e tij çuan në një valë të re emigrantësh. Emigrantët irlandezë dhe francezë – shumë nga këta të fundit duke qenë, për ironi të fatit, aristokratë të zhvendosur nga Revolucioni – u cilësuan simpatizantë të Jacobin.
Disa u gjykuan dhe u dënuan.
Rruga që Iluminati ndoqi nga një shoqëri sekrete e një kolegji të vogël bavarez drejt arketipit të konspiracionit okulist global është e çuditshme. Themeluar më 1 maj 1776 në Ingolstadt me vetëm pesë anëtarë, Ilumininati ishte i ngjashëm me ndërmarrjet e tjera utopike të formuara gjoja për qëllime të eliminimit të besëtytnive, promovimit të lirisë dhe përsosjes së racës njerëzore. Kjo nuk u pëlqente shumë konservatorëve katolikë në rajon dhe Rendi u shtyp në 1785.
Megjithatë ajo çfarë la pas mbeti.
Shkrimtarët konservatorë tashmë e cilësonin Iluminatin si dorën e fshehur pas Revolucionit Francez. Në botimin e vitit 1797 nga Profesori John Robison’s Proofs of Conspiracy, autori e cilësoi Iluminatin jo vetëm si një forcë për të mbijetuar, por si forca e fshehtë pas një komploti ndërkombëtar për të përmbysur qeverinë civile dhe fenë e organizuar; që kishte pasur sukses në Europë dhe po zinte rrënjë në Shtetet e Bashkuara.
Për Barruel, Iluminati ishin shtylla qendrore e një ‘komploti të trefishtë kundër Zotit, Mbretit dhe Shoqërisë’.
Të dyja veprat qarkulluan gjerësisht në Angli dhe predikimet e Morse dhe Dwight përfshinin edhe letrat kredenciale të Robisonit që u përdorën për të mbrojtur pretendimet e tij nga kritikët. Sidoqoftë, pretendimet për kërcënimin e Iluminatit filluan të zbeheshin për shkak të mungesës së provave.
Megjithëse shumë klerikë federaliste mbetën të bindur se entuziazmi për një komplot diabolik, në vitin 1799 tashmë ishte duke u zbehur, transmeton abcnews.al
Përkundër deklaratave profetike të klerikëve konservatorë, zgjedhja e Jefferson nuk inauguroi Armagedonin, megjithëse solli një seri ndryshimesh. Jefferson i fali të dënuarit dhe lejoi përfundimin e legjislacionit. Shumë njerëz të njollosur nga komploti bënë një kundërsulm të suksesshëm në shtyp, duke tallur dhe diskredituar simpatizantët e tij.
Në disa mënyra, normaliteti u rikthye. Por spekulimet e ndryshme apokaliptike, mashtrimi politik dhe shtypja që fshihej pas frikës së Iluminatit zbuloi një model që është përsëritur gjatë gjithë historisë amerikane.
Iluminati nuk ishte thjesht një kërcënim politik por një kërcënim shpirtëror, një kërcënim për strukturën e krishterë të kombit. Demonologjia dhe konspiracioni prej kohësh kanë qenë në një linjë më njëra-tjetrën.
Këto konspiracione lanë gjurmët e tyre në anti-internacionalizmin e krishterë në SHBA. Kur presidenti Woodrow Wilson u përpoq të rriste mbështetjen për Lidhjen e Kombeve, predikuesit konservatorë u përpoqën që një internacionalizëm i tillë të ishte një paralajmërim për perandorinë globale të Antikrishtit.
Rrëfimet bashkëkohore të një ‘globalizmi’ kërcënues që minon sovranitetin e SHBA-së mbështeten drejtpërdrejt në profetizimin apokaliptik të televangjelistëve të viteve 1990, të tilla si Pat Robertson.
Megjithatë, kjo vjen për grupet që janë cilësuar si simbole dhe janë parë si komplote internacionaliste që frika është ndjenja më e errët: në viktimat e lëvizjeve anti-katolike dhe anti-mormone të viteve 1820 dhe 1830, antisemitizmit të fillimit të shekullit të 20, tmerrin e kuq të viteve 1950 dhe konspiracionet islamofobe të epokës pas 9/11.
Kërcënimi i vërtetë i Iluminatit erdhi nga komplotet kundra tij sesa nga ndonjë komplot i brendshëm.
Si një nga incidentet më të hershme në historinë e gjatë amerikane për rastet kur politika ka thërritur në lojë djallin, shenja e e Iluminatit paralajmëron se rreziku i demonologjisë nuk është vetë demoni – por demonologët që imagjinojnë se luftojnë me demonët. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al