Situata e rënduar e pandemisë është reflektuar edhe në qytete me numër popullsie më të vogël.
Pamjet që po shihni janë marrë në urgjencën mjekësore të qytetit të Laçit.
Për shkak të dëmtimit nga tërmeti, reparti i urgjencës, prej 1 viti ndodhet në ambientet e një institucioni bamirës.
Është një sallë e vetme, ku tashmë priten dhe marrin trajtim edhe të infektuarit me Covid.
Kjo punonjëse e Bashkisë, prej 5 ditësh ka rezultuar pozitive duke u mjekuar në regjim shtëpie, por sot është paraqitur në urgjencë.
“Jam me Covid, shpresojmë t’ja dalim”, tha ajo.
Sa duket nga pamjet, në të njëjtën sallë ku trajtohen të gjithë të sëmurët e tjerë po trajtohen njëkohësisht edhe të sëmurët me Covid, duke rrezikuar infektimin, jo vetëm të pacientëve të ndryshëm por edhe të mjekëve dhe infermierëve.
Stafi mjekësor është i ndërgjegjshëm për këtë, gjithsesi masat për ruajtjen nga infektimi duket se nënvleftësohen nga shumë prej tyre. /abcnews.al/