Mbrëmjen e djeshme u mbajt American Music Awards 2020. Megjithëse, ceremonia e këtij viti ishte krejt ndryshe nga herët e kaluara për shkak të pandemisë, kjo nuk i pengoi yjet të dukeshin më të kuruar se kurrë në tapetin e kuq.
Artistja shqiptare Dua Lipa nuk mund të ishte në Los Anxhelos për AMA por sigurisht mori vëmendje dhe përtej Atlantikut. Ylli i hitit “New Rules” ndodhej në Londër, por i sigurua të ecte në tapetin e saj personal të kuq të Royal Albert Hall.
Lipa triumfoi për herë të para në AMAs për këngën më të mirë Pop/Rock “Don’t Start Now”. Pas fitores së saj, Dua interpretoi dhe hitin e saj “Levitating”. Ceremonia u zhvillua në Teatrin Microsoft në Los Angeles, ku pjesëmarrëse ishte dhe një audiencë e kufizuar, pasi ishin marrë masa paraprake. /abcnews.al