Cristiano Ronaldo erdhi te Juventus në verën e vitit 2018 dhe firmosi deri në 2022. Gjysma e kontratës shkoi dhe fundi i saj është vetëm 19 muaj larg. Mediet italiane nisin të hulumtojnë mbi rinovimin e mundshëm dhe është Gazzetta dello Sport që nxjerr diçka në dritë.
Drejtuesit nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me cilësitë dhe rendimentin e Ronaldos, teksa ai është lideri i skuadrës, e cila në fakt është në një tranzicion në lidhje me sjelljen e saj në fushë.
Por, ka vetëm një element që do të lidhë me një kontratë të re Juventusin dhe Ronaldon: rezultatet. Investimi për sulmuesin është i madh dhe nëse Champions League nuk vjen, atëherë përballja e tyre në lidhje me rinovimin nuk do të nxirrte tym të bardhë. /abcnews.al