Mbrëmjen e kësaj të diele tentohet të grabitet një karburant në Vlorë, lëndohet në këmbë shitësi.
Burime për ABC bëjnë me dije se grabitësit kanë qëlluar me sende të forta shitësin i cili është lënduar. Ndër të tjera mësohet se në momentin kur një person me kapuç i është ofruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës, punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefon.
Pas kundërshtimit nga ana e tij, grabitësi e ka goditur punonjësin, më pas është larguar në një rrugicë aty pranë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i plotë:
Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit./abcnews.al