Kategoria e Dytë/ Sopoti në krye të grupit A, triumf me “poker” i Shkumbinit

schedule17:26 - 22 Nëntor, 2020

schedule 17:26 - 22 Nëntor, 2020

Sot është luajtur java e tretë e grupit A në Kategorinë e Dytë. Duele të forta dhe plot 18 gola në gjashtë takimet e luajtura. Sopoti ia doli të fitonte 2-0 në fushën e vet kundër Gramshit dhe kryeson i vetëm me 9 pikë të plota.

 

Rezultatet e ditës së sotme

Kopaci dhe Kullafi shënuan në pjesën e dytë golat e fitores për skuadrën nga Librazhdi. Vendi i dytë mbahet nga Luzi (7 pikë), që u ndal në një barazim 1-1 në fushën e vet nga Iliria. Roshi kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, teksa Balliu i dha një pikë miqve nga Fushë Kruja.

Fitorja e dytë për Shkumbinin. Ekipi peqinas ia doli te mposhtë 0-4 jashtë fushe Mirditën, që mbetet në kuotën e zero pikëve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa miqtë nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë, duke realizuar një “poker” golash.

 

Renditja pas javës së tretë

Tërbuni dhe Valbona dhuruan një ndeshje shumë të bukur, shënuan nga dy gola dhe në fund ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në takimin e luajtur në Pukë. I njëjti rezultat edhe në sfidën Bulqiza-Ada.

Ndeshja tjetër mes Klosit dhe Shënkollit, u mbyll me triumfin 0-2 të ekipit lezhian, që siguroi tre pikët falë rrjetave të Djalës dhe Cekut në pjesën e dytë. /abcnews.al