Koleksionistët, 8 miliard dollarë të ngrira nëpër sallone

schedule23:20 - 4 Korrik, 2018

schedule 23:20 - 4 Korrik, 2018

Koleksionistët më të apasionuar ndaj makinave të epokës në botë janë amerikanë. Ata ndiqen nga evropianët dhe aziatikët. Klasifikimi përfshin 100 koleksionistët e automjeteve dhe vlera e tyre i kalon 8 mld $. Në krye qëndrojnë amerikanët Miles Collier, Fred Simeone, Peter Mullin dhe Ralph Lauren.

Klasifikimi bazohet në disa parametra të veçantë si vlera e automjetit, cilësia dhe çmimet në evente të ndryshme ndërkombëtare.

Statistikat janë publikuar në revistën automobilistike The Key, e themeluar nga biznesmeni, filantropi e investitori i Principatës së Lichtenstein Fritz Kaiser, i apasionuar pas botës së makinave historike.

Dhe për kë do të gjendet në Costa Smeralda nga data 6-8 Korrik, do të mbahet një konkurs pikërisht për veturat e epokës, që do të mbërrijnë nga koleksionet më të mrekullueshme nga manjatët e Anglisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Principatës së Monakos.

Klan Plus