“Muzika ka vdekur me kohë, s’ja vlen më”, Erik Lloshi “shpërthen” ndaj Festivalit të Këngës

schedule15:24 - 22 Nëntor, 2020

schedule 15:24 - 22 Nëntor, 2020

Festivali i 59-të i Këngës është një ndër eventet që nuk është anuluar si pasojë e pandemisë, por do të mbëhet duk iu përshtatur kushteve për të mos lejuar përhapjen e Covid-19. Këtë vit do të marrin pjesë 26 artistë, mes të cilëve është dhe Erik Lloshi.

Ky i fundit do të interpretojë këngën që mban titullin “Jo” dhe trajton një temë tepër delikate siç është aborti. Mirëpo, pjesëmarrja në këtë festival nuk ka qenë ashtu siç pritej nga këngëtari.

Përmes një postimi në rrjete sociale, artisti ka hedhur dyshime mbi transparencën e festivalit, duke aluduar se fituesi mund të jetë përzgjedhur. Ndërkohë, i kontaktuar nga “Iconstyle”, artisti është shprehur se kjo deklaratë e tij i drejtohet organizatorëve të festivalit, të cilët e kanë shpallur fituesin ende pa u bërë festivali.

“Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kur**ria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më.”, shkruan këngëtari në Instastory. /abcnews.al