Vrasja e gjyqtares Hafizi/ Simoni jep dorëheqje nga gjykimi

schedule17:27 - 4 Korrik, 2018

schedule 17:27 - 4 Korrik, 2018

Kryetari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Sandër Simoni, dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes penale në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, gjyqtares Fildes Hafizi. Shkak për dorëheqjen e gjyqtarit, anëtar në trupën gjykyese të çështjes erdhi pas një pretendimi të avokatit Ilia Ilia për njëanshmëri, pasi, sipas avokatit, Simoni kishte qenë pedagog i viktimës Hafizi gjatë studimeve të saj në Shkollën e Magjistraturës. “Nuk ka asnjë arsye objektive për njëanshmërinë time, tha Simoni, por për arsye etike dhe për të shmangur çdo dyshim jap doreheqjen nga gjykimi”. Seanca tjetër e këtij gjyqit për Fadil Kasemin u caktua në 6 korrik. /abcnews.al