Esat Mala vlerëson lojën e Partizanit dhe thekson që me më shumë qetësi përpara portës, Partizani do e kishte mundur Laçin. Në prononcimin e dhënë për Supersport, 22-vjeçari i “Demave” analizon barazim e bardhë, flet rreth pozicionit të tij dhe e mbyll me një koment për Redon Xhixhën e Laçit.
“Mendoj së bëmë një lojë të mirë, bëmë volum të madh, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë lëshuam disi territor, por jo se luajtëm keq. Me pak qetësi përpara portës mund të kishim fituar. Rastet e penalltive? Mund të ishte e para, pasi kishte kontakt me topin dhe këmbën time, ndërsa rasti i dytë ishte i diskutueshëm.
Daja? Kemi biseduar, janë 2-3 pozita ku mund të kontribuoj. Ndihem mirë edhe në sulm, por duhet të marr formën fizike dhe më pas mund të jem deciziv afër portës kundërshtare. Xhixha? E njoh që të ri, kemi qenë në ekip moshash. Është një lojtar me kualitet dhe ishte një duel shumë i mirë me të sot“, deklaron Mala. /abcnews.al