Sot është luajtur java e tretë e grupit B në Kategorinë e Dytë. Përmeti vuajti përballë Naftëtarit në fushën e vet, por ia doli të merrte tre pikët në fund. Vrapi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 92-të, duke i dhuruar fitoren e tretë radhazi dhe vendin e parë skuadrës përmetare.
Devolli nuk u përmbajt në shtëpi kundër Gramozit. Skuadra juglindore realizoi 5 gola dhe renditet në vend të dytë me 7 pikë, po aq sa numëron edhe Maliqi. Këta të fundit iu falën golit të Celnikut në minutën e 90-të për të siguruar tre pikë të rëndësishme në Tepelenë.
Feston edhe Delvina që merr tre pikët e para në kampionat pas triumfit 3-1 kundër Skraparit. Ndeshja tjetër mes Memaliajt dhe Labërisë, nuk prodhoi asnjë gol dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. /abcnews.al