414 persona e fituan sot betejën me koronavirusin, shkon në 15,469 numri i të shëruarve në vend

schedule16:38 - 21 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 21 Nëntor, 2020

Brenda një dite, luftën me koronavirusin e kanë fituar 414 qytetarë. Kështu, në total numri i të shëruarve në vend shkon në 15,469. Nga ana tjetër, brenda 24 orëve u konfirmuan 737 raste të reja me koronavirus si dhe 13 humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Ndërsa, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën 13 qytetarë.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          737

Të shëruar ne 24 orë                      414

Të shtruar në spitale                       443

Humbje jete në 24 orë                  13

Testime ditore                                  2.470

Testime totale              170.764

Raste pozitive                       32.196

Raste të shëruara                15.469

Raste Aktive                           16.042

Humbje jete                            685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406 s.b/abcnews.al/