Bernard Berisha po kalon një formë shumë të mirë në fillimin e këtij sezoni, duke shënuar dhe qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Akhmat Grozny.
Ekipi çeçen luan ndaj gjigantëve të Zenit për javën e 13-të të Premier Ligës ruse dhe Bernard Berisha gjeti rrjetën në minutën e 26-të duke vendosur baraspeshën, pas golit të shënuar nga miqtë 10 minuta më parë.
Zenit kaloi sërish në avantazh në nisje të pjesës së parë, por Berisha u tregua sërish vendimtar, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar topin pas krahëve të Kerzhakov.
Me të sotmit Berisha numëron 6 gola në kampionat, ndërkohë që ka dhuruar edhe dy asiste në 14 ndeshje të luajtura. Padyshim në kulmin e formës ish-sulmuesi i Skënderbeut. /abcnews.al