Racizimi është një nga fenomenet më të përfolura të momentit dhe është ende prezent në shoqërinë tonë. Një rast i fundit vjen nga Brazili, ku një burrë me ngjyrë është rrahur nga dy persona të bardhë.
Kjo ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga legjenda e “Selecaos”, Ronaldo Fenomeni, i cili i kushtoi një postim në “Instagram” ngjarjes së shëmtuar.
“Brazili ka jetuar në historinë e tij më shumë kohë me skllavëri, se sa pa skllavëri. Shenjat e së kaluarës ende rrjedhin gjak ndërsa racizmi mbetet i mbuluar dhe i natyralizuar në strukturat e shoqërisë sonë. Racizmi sot është një simbol i rezistencës së racës së zezë, që ne e riafirmojmë në kërkesat e popullit tonë.
View this post on Instagram
Rastet barbare si mbrëmë në Porto Alegre ndodhin çdo ditë. Joao Alberto Silveira Freitas, një burrë me ngjyrë 40-vjeç, është rrahur për vdekje në parkingun e një supermarket nga dy roje sigurimi të bardhë. Njerëzit me ngjyrë bëhen të padukshëm dhe të drejtat e tyre njerëzore shkelen. Deri kur?”, shkruan Ronaldo krahas fotos. /abcnews.al