Manchester United ka pësuar në orët e fundit një sulm kibernetik në sistemin e saj. Ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare, në të cilën shkruhet se sulmi është identifikuar. Gjithsesi lajmi i mirë është se sistemi mbetet i sigurt dhe ndeshja e nesërme kundër West Bromwich Albion do të vijojë normalisht.
“Manchester United mund të konfirmojë se klubi ka përjetuar një sulm kibernetik në sistemet tona. Ne kemi ndërmarrë menjëherë masa për të parandaluar këtë sulm dhe aktualisht po punohet me ekspertë për të hetuar incidentin, si dhe për të minimizuar ndërprerjen e vazhdueshme të IT.
Sulmi është identifikuar, por sistemet e prekura po mbahen të mbyllura për të minimizuar dëmtimin e për të mbrojtur të dhënat. Faqja e internet dhe aplikacioni nuk janë prekur dhe ne nuk jemi në dijeni se ka ndonjë shkelje të të dhënave personale që lidhen me fansat apo me klientët tanë.
Të gjithë sistemet e kërkuara për ndeshjet që do të zhvillohen në “Old Trafford” mbeten të sigurta dhe funksionale, kështu që ndeshja e nesërme kundër West Bromwich Albion do të vazhdojë”, shkruhet në deklaratën e United. /abcnews.al