Horoskopi 21 nëntor, sfida të reja, çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

schedule07:07 - 21 Nëntor, 2020

schedule 07:07 - 21 Nëntor, 2020

Dashi

Do jete një dite shume e thjeshte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ju ece me se miri dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe pa dashje do refuzojnë disa mundësi te mira. Ne planin financiar do ju lindin plot vështirësi e probleme te cilat me zor do i kaloni. Ndihma e familjareve do jete e vyer.

Demi

Dielli do e ngrohe mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe komunikimi me partnerin do ece si duhet. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë me një te lidhje emocionuese. Ne planin financiar gjithçka do ece me se miri. Do keni aq te ardhura sa te shpenzoni për gjerat e domosdoshme dhe te hiqni pak mënjane për te nesërmen.

Binjaket

Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme sot. Do ndryshoni tërësisht mendimet qe keni pasur kohet e fundit dhe do i pranoni gabimet. Beqaret do realizojnë një takim shume te veçante. Mendohuni disa here para se te hidhni hapa me tej. Financat fatkeqësisht nuk do jene shume te qëndrueshme. Duhet patjetër te ulni shpenzimet ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Do shkëlqeni gjate gjithë kohës sot ju te dashuruarit dhe gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Do i sqaroni shpejt edhe disa dyshime qe keni pasur. Beqaret do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane. Situata financiare do jete tejet e ndërlikuar. Mundohuni te mateni disa here para se te merrni vendime.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete tejet e animuar sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do dashuroheni si do e ndjeni. Beqaret do realizojnë takime te mrekullueshme te cilat do i bëjnë t’iu rrahe zemra fort. Gjithçka do jete me ndryshe qe sot e tutje. Për te përmirësuar financat nuk duhet ne asnjë mënyrë te besoni tek lojërat e fatit sepse keni për te humbur.

Virgjeresha

Te dashuruarit duhet te bëjnë shume kujdes sepse gabimi me i vogël do ju kushtoje shtrenjte dhe do ketë pasoja afatgjata. Marsi do jete planeti qe do I ndihmoje beqaret te gjejnë personin e duhur. Kënaqësitë dhe emocionet do jene shume te forta për ta. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete aspak e keqe. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Peshorja

Planetët do jene te pozicionuar shume keq sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo  mund te sjelle probleme dhe mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te detyruar te dalin ne disa takime sepse janë miqtë ata qe ua kane caktuar. Ne fakt gjithçka do jete e programuar me kujdes dhe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet thjesht pak me shume durim për ta ndryshuar situatën.

Akrepi

Pas disa ditëve delikate dhe te turbullta për jetën tuaj ne çift sot do ndiheni shume me te qete dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do e kenë te vështirë ta joshin personin qe pëlqejnë dhe do vuajnë tej mase ne qetësi te plote. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te bëni asnjë lloj çmendurie. Lëreni gjithçka te rrjedhe natyrshëm.

Shigjetari

Te dashuruarit do qëndrojnë me pranë njeri­tjetrit se me pare dhe do mund te flasin edhe për disa tema delikate. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i kthejnë shpinën dikujt qe ka kohe qe i josh sepse do gabojnë dhe do pendohen tej mase për këtë. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, megjithatë edhe pak me shume vigjilence do ju beje mire.

Bricjapi

Do ndërmerrni iniciativa sot juve qe jeni ne një lidhje dhe çdo gjë do ece ashtu si duhet me partnerin. Mbrëmja do jete akoma me entuziaste. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Zemra do rrahe me fort se kurrë me pare. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do lejoni kurrsesi qe gjendja te ketë tronditje.

Ujori

Ata qe janë te dashuruarit prej disa kohesh do kalojnë një dite te mrekullueshme dhe te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Beqaret do fillojnë një histori dashurie serioze e cila do i beje te ndihen me te plotësuar. Gjendja e financave nuk do jete aspak ashtu si e keni menduar, kështu qe duhet te merrni masa strikte.

Peshqit

Priten shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift, madje ne disa momente situata do ju dale edhe jashtë kontrollit. Maturi mire me fjalët sepse asgjë nuk ka për t’u kthyer me si me pare nëse gaboni. Beqaret do lodhen pak se kërkuari, por ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do mbetet goxha e mire edhe pse se fundmi ju është dashur te kryeni pak me tepër investime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!