Pirlo: Mbaroi koha e përshtatjes, nesër fillon kampionati i Juventusit

schedule19:37 - 20 Nëntor, 2020

schedule 19:37 - 20 Nëntor, 2020

Juventusi dhe Andrea Pirlo janë gati për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Cagliarit në shtëpi. Bardhezinjtë numërojnë 13 pikë pas 7 javëve të para në Serie A dhe nesër do të futen në fushë vetëm për sigurimin e tre pikëve.

Një takim aspak i thjeshtë sipas trajneri bardhezi, i cili thekson në konferencën për shtypin se ka mbaruar koha e adoptimit dhe eksperimenteve. Kampionati për Juven nis nesër sipas Pirlos, kështu që nuk tolerohen më gabime.

Ndeshja me Cagliarin është thelbësorë për ne. Vijmë nga një periudhë joaktive si pasojë e sfidave të kombëtareve, por duhet të vazhdojmë rrugëtimin e rritjes dhe përmirësimit tonë. Ka ardhur koha të fillojmë një kampionat të ri, periudha e adaptimit ka mbaruar.

Na presin 10 ndeshje deri për Krishtlindje, të cilat duhet t’i konsiderojmë si finale. Prej nesër pres të shoh një shpirt tjetër skuadre, duhet të luftojmë më shumë në fushë. Cagliari është një ekip i shkëlqyer, që drejtohet nga një trajner i madh.

Di Francesco ka sjellë shumë entuziazëm dhe luajnë një futboll të bukur, duke ia dalë të bëjnë edhe ndryshime taktike gjatë ndeshjes. Do të jetë një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë. Duhet të shohim veten tonë dhe jo rezultatin.

Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo detaji dhe duhet të zbresim në fushë të uritur për të fituar çdo takim. De Ligt? Pritëm përgjigjen e ortopedit, çdo gjë është në rregull dhe Matthijs është gati për të luajtur.

Mund të grumbullojmë edhe Alex Sandron, por ai ka nevojë edhe për pak kohë për të zbritur në fushë. Kërkoj edhe diçka tjetër nga skuadra: duhet t’i mbyllim ndeshjet më shpejt, ky duhet të jetë mentaliteti jonë“, përfundon Andrea Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!