Dita e sotme është një ditë e veçantë për Bes Kallakun pasi feston 35-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, spikati ai i partneres së tij, Xhensilës e cila krahas disa fotografive të papublikuara më parë, shkroi disa fjalë të ëmbla për njeriun e saj të zemrës.
“Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkroi ndër të tjera Xhensila.
Besi gjithashtu falenderoi familjarë, miq dhe të afërm, pa harruar dhe bashkëfshatarët e tij, për të cilën ka folur gjithmonë me krenari. “Flm prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.“, shkroi ndër të tjera aktori.
Ndërkohë, kjo ditë speciale për Besin nuk mund të kalonte pa një festë ashtu siç e do tradita. Ai ka organizuar një festë të veçantë, ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe kolegët më të ngushtë të tij. Disa foto që kanë qarkulluar në rrjete sociale, tregojnë ambientin nuk mund të mungonte aroma e fshatit. Çifti dhe e vogla e tyre, Ajka janë gjithashtu përshtatur në look me fabulën e festës.
Besi ka mbajtur dhe një fjalim teksa falenderon miqtë, por nuk lë pa përmendur gjithashtu dhe Bubqin. “Pas 35 vitesh jetë i jam borxhli Zotit, dhe mbi të gjitha katunit Bubq që m’boni katunarin më të famshëm dhe e bëra katundin më të famshëm.”, thotë Besi. /abcnews.al