Komisioni i Përzgjedhjes në datë ka mbyllur më 19 nëntor Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Nga kjo fazë, kanë kaluar vetëm 39 nga 55 kandidatë që u intervistuan nga Komisioni i Përzgjedhjes.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë.
Aplikantët kanë afat deri më dy dhjetor për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, të plotësuar. Po ashtu, ata do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al)
Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri. s.b/abcnews.al/