“Lumturia ime varet prej jush!”, Besi falenderon të afërmit për ditëlindje, s’harron as bashkëfshatarët

schedule16:11 - 20 Nëntor, 2020

schedule 16:11 - 20 Nëntor, 2020

Ditën e sotme, Bes Kallaku feston 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë Xhensila i bëri një dedikim mjaft të ëmbël duke publikuar disa fotografi të rrugëtimit të dashurisë së tyre, krahas së cilave shkroi dhe disa fjalë të ëmbla zemre.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkroi Xhensila krahas fotove.

Ndërkohë, Besi gjithashtu ka bërë një reagim të gjatë në këtë përvjetor të lindjes, teksa ka shprehur falenderimet për njerëzit më të shtrenjtë të tij. Duke e nisur nga prindërit, gjyshja, Xhensila dhe e vogla e tyre Ajka, Besi nuk ka harruar as bashkëfshatarët e tij ku shprehet se “lumturia ime varet nga secili prej jush“.

Në këto 35 vite jetë. Për gjithçka të arritur dhe gjithçka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit. Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në çdo foto ka një histori. Çdo histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset. Atij që do t’i jepet, atij edhe do t’i kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti.  

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm për çdo njeri që ka qenë pjesë e imja krejt këto 35 vite. Flm secilit që ka vënë edhe një copës guri në gjithçka të ndërtuar me mund deri sot! Flm prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Në fund të ditës kupton se lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq!Përulësisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit për çdo urim!“, shprehet Besi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!