Në mbledhjen e ditës së djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për Drejtues. Në dokument janë të përcaktuara edhe kushtet që duhet që të plotësojnë kandidatët. Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figures.
Vendimi i plote
Bazuar nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pika 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 (njëzet e tetë) pozicioneve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për Drejtues.
Lista e vendeve vakante është si më poshtë:
1. Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër
2. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë
3. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës
4. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër
5. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
6. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
7. Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Tiranë
8. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër
9. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropojë
10. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës
11. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë
12. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër
13. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat
14. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin
15. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës
16. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan
17. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lushnjë
18. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier
19. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec
20. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Korçë
21. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet
22. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë
23. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë
24. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër
25. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë
26. Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë
27. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë
28. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i’u bën thirrje që të të kandidojnë të gjithë prokurorëve që plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të mos ketë qenë anëtar i Këshillit në tre vitet e fundit;
ç) të ketë ushtruar funksionin jo më pak se 7 (shtatë) vjet, gjatë së cilës periudhë, të paktën 4 vjet
në të njëjtën shkallë, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i komanduar;
d) Në momentin e shpalljes të jetë prokuror i prokurorisë, pranë së cilës ndodhet pozicioni i lirë i drejtuesit. (Ky kusht nuk zbatohet në rast se në atë prokurori, dy muaj para dhe deri në tre muaj pas mbarimit të mandatit të drejtuesit, ka pozicione që bëhen të lira në mënyrë të përhershme;)
dh) të jetë kandidimi i tij i parë në pozicionin e drejtuesit të asaj prokurorie.
Drejtuesit e emëruar aktual të Prokurorive kanë të drejtën të rikandidojnë. Në bazë të pikës 9 të nenit 52 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas dorëzimit të aplikimeve dhe vlerësimit paraprak për plotësimin e kushteve të kandidimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figures.
Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se dy javë kalendarike nga data e nesërme e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit. Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesa për shprehjen e interesit për të kandiduar për pozicionin e lirë të shpallur;
b) Një jetëshkrim i përditësuar;
c) Vetëdeklarim për mospasjen masë disiplinore në fuqi;
ç) Vetëdeklarim për mosqenien në situatën e papajtueshmërisë ambjentale sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 8, të Ligjit për Statusin;
d) Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë, në rast se ngrihet në detyrë si drejtues. (Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave.)
dh) Platforma e kandidatit duhet të përmbajë ndër të tjera:
i. Plan të detajuar mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave të drejtuesit. Kandidati duhet të japë një qëndrim mbi mënyrën se si mund të realizohen në mënyrën më të efektshme të mundshme kompetencat e drejtuesit të prokurorisë në fazën e hetimit, por pa cënuar pavarësinë e prokurorit të çështjes;
ii. Një plan të besueshëm e të detajuar për të drejtuar zyrën, për të zhvilluar funksionimin dhe efektivitetin e saj;
iii. Plan i besueshëm në lidhje me mënyrën e organizimit dhe funksionimit së zyrës së prokurorisë, për veprimtarinë administrative që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale;
Vlerësimi i situatës së zyrës së prokurorisë përkatëse gjatë katërvjeçarit të fundit dhe vizioni i tij, në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballet kjo zyrë, duke listuar hapat që duhet të ndërmerren për të përballuar këto sfida dhe arsyet e përzgjedhjes së tij;
v. Hapat të cilat duhet të ndërmerren për të rritur nivelin e besueshmërisë së publikut në sistemin e prokurorisë;
vi. Hapat dhe planifikimet që duhet të kryhen për të evidentuar nëse në sistemin e Prokurorisë respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
e) Çdo dokument tjetër që e gjykon të arsyeshëm kandidati.
Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentat e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina e “Polit të Drejtësisë”, Tiranë.
db/Abcnews.al