Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizoterojne në të gjithë vendin ditën e premte deri në orët e vona të pasdites kur pritet shtim i vranësirave në vendin tonë por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
VIJON ndikimi i motit të kthjellët në territorin e Kososvës deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat perëndimore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Mot mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ndërsa mesdita sjellë dhe pasditja shpeshtojnë vranësirat por pa reshje./abcnews.al