Mario Balotelli qëndron pa ekip prej datës 1 korrik, moment kur mori fund aventura dhe kontrata me Brescian. Shumë klube janë përfolur në këtë periudhë si e ardhmja e sulmuesit italian, i cili pritet të ndërrojë kontinent.
30-vjeçari pëlqehet shumë nga Vasco da Gama, klubi 122-vjeçar brazilian. Drejtori sportiv i Vascos, Fabio Cordella shton shpresat e tifozëve me deklaratën e dhënë për Tuttosport.
“Po punojmë me Mino Raiolën (agjenti i Balotellit) për të sjellë te Vasco një nga futbollistët më të fortë në planet. Nuk është një ëndërr ardhja e Balotellit në Brazil, është një mundësi reale“, theksoi drejtuesi brazilian. /abcnews.al